Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E akuzuan se abuzoi me peshkaqenin në Maldive, Gjiko pendohet e kërkon falje publikisht në këtë video

E akuzuan se abuzoi me peshkaqenin në Maldive, Gjiko pendohet e kërkon falje publikisht në këtë video
February 02
17:11 2018

Para disa ditëve reperi Gjiko dhe Elita Rudi kanë kalur pushimet në një resort në ishujt Maldive. Reperi po peshkonte dhe nga uji nxorri një peshkaqen të vogël duke e kapur dhe hedhur në rërë. Këtë moment e ka filmuar Elita dhe më vonë është postuar në Instagramin e Gjikos.

Por duket se kjo video ka shkaktuar një problem të madh sepse Shaff  Naeem, një zhytës instruktor profesionist në Maldive e ka parë atë dhe  i revoltuar e ka shpëndarë në profilin e tij në Facebook duke shkaktuar shumë komente negative.

Pas publikimit të videos kanë reaguar edhe aktivistë për mbrojtjen e kafshëve duke kërkuar madje që të merren masa ndaj reperit. Por ditën e martë Gjiko i ka dërguar një video instruktorit Shaff Naeem duke kërkuar falje publike për veprimin e tij si dhe duke sqaruar situatën.

“Jam Gjiko, së pari dua të kërkoj falje nga zemra për veprimin tim. Dhe e dyta dhe më e rëndësishmja është që peshkaqenin e lashë të lirë në det pasi videoja u xhirua. Unë  nuk isha në dijeni për ligjin. “,- thotë ndër të tjera në video reperi shqiptar. Nga ana tjetër instruktori nga Maldive e ka falenderuar Gjikon për fjalët dhe e ka ftuar sërish t’i bashkohet në Maldive.

“Gjiko dhe unë biseduam në telefon dhe ai kërkoi falje për veprimet e tij. Do të punojmë bashkë për për mbrojtjen e peshkaqenëve në Maldive. Ai do të jetë me mua në Maldive shumë shpejt dhe do të zhytemi në ujëra me peshkaqenët për t’ia treguar atij bukuritë e këtyre krijesave të magjishme. Ndryshimi mund të arrihet me anë të ngritjes së vëmendjes dhe edukimit. Respekt Gjiko, mezi pres të punoj me ty”, ka shkruar Shaff Naeem në Facebook. Epo më në fund gjërat u qetësuan, pasi Gjiko e ka kuptuar mirë gabimin e tij./Blitz.al/

Komento
Shperndaje