Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E akuzojnë se vjedh këngët greke , ja përgjigja që ka Gena!

E akuzojnë se vjedh këngët greke , ja përgjigja që ka Gena!
November 18
18:59 2017

Prej kohësh këngëtari i njohur Gena akuzohet se vjedh këngët greke. Gjithmonë është folur për këtë gjë, por ai asnjëherë nuk ka thënë gjë.

Këtë javë ai ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, ku e ka sqaruar njëherë e mirë këtë situatë.

Gena është pyetur nga gazetarja se si është e vërteta dhe ai ka thënë për herë të parë:

“E vërteta është se unë e pëlqej shumë muzikën greke se është muzikë e bukur, aq më shumë që kam jetuar vite të tëra në Greqi. Por disa këngë që i kam marrë i kam shënuar cover për të vetmen arsye nuk kam mbrojtur të drejat e autorit, as kam thënë që është këngë e Genës, sepse muzika e bukur në gjithë botën mund ta këndosh e ke të drejtën ta këndosh”.

E pra, mjaft e akuzuat se kopjon, pasi Gena ja u ka shpjeguar shumë qartë./Blitz.al/

 

Shperndaje