Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E akuzoi si të papërgjegjshme, Meryl Streep i përgjigjet ashpër stilisti të Channel

E akuzoi si të papërgjegjshme, Meryl Streep i përgjigjet ashpër stilisti të Channel
February 26
11:00 2017

 

Ditën e djeshme, stilisti i njohur i Channel, Karl Lagerfield, akuzoi aktoren e njohur Meryl Streep se kishte pranuar të vishej nga një tjetër stilist në këmbim të një page që do të marrë vetëm për veshjen e atij fustani.

Kjo sigurisht ishte një akuzë e rëndë ndaj Streep, pasi e shfaqte atë para publikut si një aktore arrogante, e dhënë pas parave dhe të papërgjegjshme.

Nuk ka kaluar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i aktores së famshme, e cila përveçse ka refuzuar faljen e Lagerfield, ka thënë se e gjitha është bërë për të zbehur suksesin e saj prej 20 nominimesh në çmimet “Oscar” dhe për të larguar vëmendjen nga shkëlqimi që do të ketë në tapetin e kuq.

“Historia u publikua në të gjithë botën dhe vazhdon të shpërndahet për të zbehur paraqitjen time në “Oscar” me rastin e thyerjes së rekordit për numrin më të madh të nominimeve – plot 20 të tilla. E gjitha u bë për të më eklipsuar në sy të medias, kolegëve dhe audiencës”, – është shprehur 67-vjeçarja në deklaratën e saj.

Streep është aktorja më e vlerësuar dhe më e admiruar e brezit të saj dhe sonte ajo është e nominuar për rolin e një këngëtareje operistike në komedinë “Florence Foster Jenkins”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje