Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy yjet e Hollywood-it bëhen prindër për herë të parë

April 10
10:45 2017

Irina Shayk dhe Bradley Cooper më në fund janë bërë prindër për herë të parë.  Çifti i njohur i Hollywood-it është më shumë se i emocionuar që  dashuria e tyre është kurorëzuar me një fëmijë, një djalë, i cili erdhi në jetë dy javë më parë.

Që prej muajit nëntor, kur modelja e njohur e Victoria’s Secret dha lajmin se do të bëhej me fëmijë, ajo u shkëput nga mediat duke shijuar plotësisht shtatzëninë e saj. Muajin e kaluar, aktori dhe modelja organizuan një festë për fëmijë në Los Angeles. Cooper dhe Shayk  u lidhën në fillim të vitit 2015 e që prej asaj kohe i janë përkushtuar tërësisht njëri-tjetrit. Emri i vogëlushit ende nuk është zbuluar, por me siguri duhet të jetë shumë i bukur duke qenë se edhe prindërit e tij janë dy nga personazhet që lakohen shpesh për bukurinë  e tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje