Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy simpatikë, por jo vetëm kaq, tashmë edhe “matchy matchy”

Dy simpatikë, por jo vetëm kaq, tashmë edhe “matchy matchy”
June 19
15:25 2017

Lumi B dhe Dhurata Dora kanë publikuar “remake”-n e tyre “Simpatia”. Por përveç videoklipit dhe këngës së realizuar mjaft bukur, ne kemi vënë re një detaj që nuk mund të na shpëtonte.

Në pjesën e fundit të klipit shohim se këngëtarët janë veshur pothuajse njëlloj. Dhurata dhe Lumi B shfaqen me kominoshe xhins dhe mund të themi se duken mjaft bukur me to. Veçanërisht Lumi, pasi kominoshet për meshkujt janë një zgjedhje vërtet e guximshme që jo çdokush mund ta bënte.

Pra, kjo është një ndër herët  e rralla që mund t’i shohim këngëtarët “matchy matchy” në një klip dhe për më tepër me kominoshe./Blitz.al/

Shperndaje