Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dy shoqe ne dhe duhemi si motra!

Dy shoqe ne dhe duhemi si motra!
June 06
16:32 2017

Të kesh një shok/shoqe të ngushtë është njësoj si të kesh një thesar. Shoqëria është vlerësuar gjithnjë si diçka e rëndësishme në jetën e secilit, pasi me miqtë ti kalon çdo moment të vështirë, por edhe të lumtur. Ndodh që dy shoqe të shkojnë aq mirë me njëra-tjetrën, të përputhen aq shumë në tip dhe shije sa thuhet se duhen njësoj si motra. Mund ta keni hasur shpesh këtë shprehje nëpër postime: “Sister from another mother” (motër e lindur nga një tjetër nënë), të cilën shumë nga VIP-at tanë e postojnë në rrjete sociale. Kolege në profesion dhe shoqe në jetë, ju tregojmë në vijim disa nga personazhet të cilat janë mikesha të ngushta, sa ndonjëherë i quajmë edhe motra.

Me siguri që sapo e keni lexuar këtë tekst, dy emrat e parë që ju kanë ardhur ndërmend kanë qenë Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani. Prej shumë kohësh, dy vajzat janë mikesha shumë të ngushta, gati të pandara. Të dyja punojnë si moderatore në të njëjtin televizion. Kohën e lirë apo atë “kafen me llafe” e kanë gjithnjë të rezervuar për njëra-tjetrën. Ndodh shpeshherë që edhe pushimet i programojnë bashkë e pa diskutim shtëpia e njërës është edhe shtëpia e tjetrës. Shpeshherë i kemi parë të ngacmohen nëpër komente, duke bërë shaka të ndryshme mes tyre që zakonisht të gjitha i bëjmë mes motrash.

Adrola dhe Xhesika jo vetëm që janë shoqe shumë të mira, që kalojnë shumicën e kohës bashkë, dalin, argëtohen e ndajnë mes tyre sekretet e njëra-tjetrës, por së fundmi ato kanë marrë edhe një vendim të rëndësishëm: të jetojnë së bashku. Të dyja janë shpërngulur në Amerikë ku po përpiqen të ndërtojnë një karrierë. Të dyja janë vajzat më të bukura që ka showbiz-i, por në të njëjtën kohë janë edhe dy shoqe si motra, që kanë jo vetëm marrëdhënie shumë të mirë, por së fundmi Adrola në një intervistë për “Thumb” ka zbuluar se ato gjithashtu ndajnë të njëjtin krevat.

Kejsi Tola dhe Olta Boka janë njohur për herë të parë në “Ethet e së premtes”, ku të dyja konkurronin për të fituar çmimin si zëri më i mirë. Secila vijoi karrierën e vet në muzikë, por fati deshi që t’i bënte sërish bashkë, madje të punonin në të njëjtin vend. Dy vajzat prej vitesh janë të pandashme, madje edhe darkat romantike shpeshherë i rezervojnë për njëra-tjetrën.

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga janë mikesha të vjetra dhe një farë kohe ishte e vështirë që emrat e tyre mos t’i lidhje bashkë. Të dyja vajzat janë këngëtare të suksesshme dhe dy nga këngët më të pëlqyera të tyre janë pikërisht bashkëpunimet që kanë bërë me njëra-tjetrën. Ato janë kaq shumë shoqe, sa edhe fëmijët i kanë pothuajse në të njëjtën moshë.

Fjala “të pandara” pa diskutim duhet të jetë shpikur për Aurela Hoxhën dhe Dorina Gegiçin. Është gati e pamundur që njëra prej tyre të shfaqet në një vend pa tjetrën. Në punë, për shopping, për pushime, në evente, në darka, në çdo lloj vendi të mundshëm, njëra nuk i ndahet tjetrës, njësoj siç ndodh në marrëdhëniet mes motrave./Blitz.al/

Share