Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy moderatorët shqiptarë të emisionit të mëngjesit vlerësohen me një çmim ndërkombëtar

May 23
19:13 2018

Në Shqipëri ka disa emisione mëngjesi të cilat zgjojnë me një programacion të mbushur shqiptarët çdo ditë. “Mirmëngjes Shqipëri” është një prej tyre, një em ision që trasmetohet në RTSH dhe i cili moderohet nga Arbër Çepani dhe Blerina Shehu. Sot Arbri ka dhënë një lajm të mirë në Instagram se ai dhe Blerina kanë fituar një çmim ndërkombëtar.

“Më lejoni të ndaj lajmin e gëzueshëm me ju, që bashkë me kolegen Blerina Shehu, do të tërheqim këtë të shtunë në Napoli të Italisë, çmimin ndërkombëtar kushtuar ekselencave në fushën televizive. Jemi shumë krenarë që në edicionin e XVIII të festivalit ndërkombëtar të ekselencave “Napoli Cultural Classic”, do të flitet edhe shqip! Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë e pakushtëzuar që na keni dhuruar, këtë çmim duam përzemërsisht ta ndajmë me ju .”,- ka shkruar Arbri.

Epo padiskutim ky është një vlerësim i madh. Shumë urime Arbrit dhe Blerinës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje