Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy moderatorët e njohur shqiptarë bëhen nostalgjikë për televizionin ku kanë punuar së bashku…

Dy moderatorët e njohur shqiptarë bëhen nostalgjikë për televizionin ku kanë punuar së bashku…
October 05
10:05 2016

Ndodh jo rrallë herë që edhe brenda televizioneve shqiptare, aty ku sigurisht ka edhe rivalitet mes kolegësh, të krijohen njohje dhe miqësi të mira të cilat u rezistojnë kohërave.

Duket se pikërisht një miqësi e tillë është krijuar midis Roza Latit dhe Gentian Zenelajt gjatë kohës që këta dy të fundit ishin pjesë e televizionit Agon Channel.

Tanimë të dy bëjnë karriera të shkëputura nga njëri-tjetri, megjithatë mbrëmjen e djeshme duket se një valë nostalgjie i ka prekur të dy moderatorët. Ka qenë pikërisht Genti ai i cili ka postuar një fotografi me Rozën në Instagram duke shkruar: “Dikur, por më mirë se tani!”- ndërkohë që edhe Roza e ka marrë të njëjtën foto për ta shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram. “Nga ai televizion do të mbaj mend që pata mundësinë të të njoh personalisht ty Gent! Është po aq njeri fantastik sa është edhe përpara kamerave”. Por pas këtij komenti edhe Genti ka preferuar të shtojë: “Momentet më të bukura ishin dhe do të jenë atje…”

roza-lati

Siç duket moderatorët kanë ndarë momente mjaft të këndshme me njëri tjetrin, momente të cilat janë kthyer në kujtime të bukura e që mbahen mend edhe sot. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje