Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy këngëtaret shqiptare i japin fund sherrit mes tyre

August 14
13:24 2016

Zafina Ismaili - Instagram

Që në fillimet e karrierës së tyre, dy këngëtaret mjaft të pëlqyera nga publiku, Dafina Zeqiri dhe Zanfina Ismaili, kanë shfaqur një shoqëri mjaft të mirë mes njëra-tjetrës. Miqësia e tyre e fortë vazhdoi për vite me radhë, por në një moment u pa se vajzat kishin një ftohje mes tyre. Mediat rozë shkruan se shkak për këtë ndarje të mikeshave u bë një mashkull, megjithatë kjo nuk u konfirmua asnjëherë.

Por kohët e fundit, që pas ndarjes nga jeta të mamasë së Zanfinës, vihet re se vajzat kanë nisur të shoqërohen sërish me njëra-tjetrën. Dafina madje është shfaqur e përlotur në emisionin “1 kafe me Labin” kur ka folur për vdekjen e nënës së këngëtareve Adelina dhe Zanfina Ismailit. Që prej këtij moment, Dafina dhe Zanfina shkëmbejnë edhe komente me njëra-tjetrën në rrjete sociale.

Në një fotografi të Zanfinës në Instagram, Duffy ka komentuar: “Muuaah, fotoja ime e preferuar!” ndërkohë që Zanfina i është kthyer me mjaft përzemërsi duke i thënë: “Ta ha zemrën unë ty”.

Vajzat kanë vendosur t’i lënë pas keqkuptimet dhe zënkat dhe duket se kanë hapur një kapitull të ri në shoqërinë e tyre, duke shpresuar që të mbeten mike të mira gjithmonë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje