Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy këngëtaret e famshme shqiptare vijnë në një bashkëpunim

September 15
21:45 2016

Dy nga këngëtaret e suksesshme të label-it On Records, Kida dhe Xhensila Myrtezaj, po bëhen gati për bashkëpunimin e tyre të parë.

Këtë na e ka bërë të ditur menaxheri i dy këngëtareve, Mehmet Elshani, i cili ka postuar në Instagram një foto me Kidën dhe Xhensilën, ku shkruan se bashkëpunimi mes tyre vjen së shpejti.

Detaje të tjera rreth bashkëpunimit janë të panjohura, qoftë ky titulli, data e publikimit apo zhanri, por jemi të bindur se do të jetë një sukses për të dyja vajzat. /Blitz.al/

Shperndaje