Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dy artistet me ngjyrë që po bëjnë histori

April 01
10:49 2016

...

...
Picture 1 of 5

Beyonce dhe Rihanna, apo Rihanna dhe Beyonce, kjo ka ngjallur gjithmonë debate në media por tani nuk ka më rëndësi pasi të dyja artistet kanë ngritur një standart në art edhe pse media është përpjekur gjithmonë t’i vendosë përballë njëra tjetrës.

Këtë herë dy kanë hyrë në histori pasi janë të vetmet artiste me ngjyrë që kanë pozuar për kopertinat e 4 revistave më prestigjoze të modës, Vogue US, Vogue UK, Elle US dhe Elle UK.

RiRi dhe Bey kanë pushtuar kopertinat për botimet e muajve në vazhdim duke i dhënë një përgjigje mëse ‘të goditur’ të gjithë atyre që janë përpjekur të gjejnë një fituese në duelin imagjinar Bey-RiRi apo atyre që ulin vlerat e artistëve për shkak të ngjyrës. Kjo nuk është e vetmja arsye pse ne e quajmë këtë një histori. SHBA dhe vecanërisht ‘Hollywood’-i, janë përfshirë vazhdimisht në një vorbull paragjykimesh dhe diskriminimesh për njerëzit me ngjyrë, gjë që i bën këto kopertina të Beyonce dhe Rihanna, një event me të vërtetë historik.

Komento
Etiketimet
Shperndaje