Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dwayne Johnson, ka tashmë yllin në “Hollywood Walk of Fame”, do të kandidojë për president të SHBA-ve, e jo vetëm kaq

Dwayne Johnson, ka tashmë yllin në “Hollywood Walk of Fame”, do të kandidojë për president të SHBA-ve, e jo vetëm kaq
December 15
13:09 2017

Periudhë e artë për aktorin e njohur  Dwayne Johson. Ai ka tashmë yllin e tij në rrugën e famshme “Walk of Fame” në Hollywood dhe ka njoftuar në Instagram se pret një fëmijë nga e dashura e tij.

Në maj në një intervistë të gjatë për ‘GQ’ aktori kishte pranuar se do ta merrte në konsideratë idenë për tu fokusuar tek politika duke shtuar: ”Besoj që është një mundësi konkrete të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2020”

Ndërsa gjatë promovimit të filmit të ri ‘Jumanji-Mirë se erdhët në xhungël’ i ftuar në ‘The Graham Norton Show’, ku e ka mohuar kandidaturën, ka pranuar në mënyrë ironike që një koleg i tij mund të sabotonte fushatën elektorale sepse nuk do ta merrte seriozisht.

Kjo ishte thjesht një batutë nga ana e tij sepse, sepse i ftuar në një tjetër emision televiziv atë të  të Ellen DeGeneres, The Rock, mes duartrokitjeve të publikut, ka rikonfirmuar planet e tij politike për në ‘Shtëpinë e bardhë’. Duket se ai e ka me më shumë seriozitet këtë pjesë.

Në pranverë në 2018 Dëayne Johson do të bëhet baba për herë të tretë. Aktori ka një vajzë 16 vjeç nga martesa e parë me ish bashkëshorten Dany Garciadhe një vajzë tjetër , Jasmine Lia, me të dashurën aktuale, kantautoren Lauren Hashian. Të dy do të bëhen sërish prindër të një vajze. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje