Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, grabitet shtëpia e biznesmenit, i lidhin familjen dhe i marrin peng djalin

Durrës, grabitet shtëpia e biznesmenit, i lidhin familjen dhe i marrin peng djalin
January 12
23:09 2019

Tre persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë e të veshur me uniformë policie kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e kanë  lanë të lirë disa kilometra më tutje.

Ishte fillimisht gazetarja e kronikës në News 24 dhe në “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, e cila njoftoi mbi grabitjen e ndodhur në Shkozet, ndërsa detajet nga vendi i ngjarjes i ka ndjekur gazetarja, Klodjana Haxhiaj.

“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar.  Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.

Po merret në pyetje biznesmeni. Ai ka dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka ndodhur ngjarja.”-njoftoi gazetarja nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj.

Burimi: Balkan Web

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje