Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dukesha Kate inkurajon të rinjtë: Kurrë mos i braktisni ëndrrat tuaja!

Dukesha Kate inkurajon të rinjtë: Kurrë mos i braktisni ëndrrat tuaja!
September 18
18:52 2016

Gjatë një vizite të premten në një shkollë në Londër, Dukesha Kate ka inkurajuar të rinjtë të mos dorëzohen, por të ndjekin ëndrrat e tyre. “Ajo më tha të mos heq dorë nga ëndrrat. Kjo këshillë do të më shoqërojë në vazhdim”, – është shprehur 15-vjeçarja Hannah pas takimit me të.

“Princi William më pyeti për lojërat që preferoja. I tregova atij dhe bashkë me Princeshën Kate ata më ndoqën teksa unë luaja”, – ka treguar një tjetër nxënës, 11 vjeç. Fëmijët i cilësuan këto takime si të veçanta.

Gjestet e William dhe Kate janë vlerësuar pozitivisht. “Për fushatën “Heads Together”,  Catherine ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit mendor. Gjëja tjetër që ajo ka bërë shumë mirë, në fakt të dy bashkë me William, është se ata flasin me të rinjtë. Ndajnë eksperiencat me ta e mendoj se kjo flet shumë”, – është shprehur drejtoresha e shërbimeve klinike në “Place2Be”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje