Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dukesha e Sussex dhe Princ Harry “po punojnë fort” për një fëmijë?

Dukesha e Sussex dhe Princ Harry “po punojnë fort” për një fëmijë?
October 12
11:08 2018

Herë pas here qarkullojnë lajme se Meghan Markle mund të jetë në pritje të ëmbël me Princ Harryn, edhe pse asnjë prej tyre nuk është konfirmuar nga pallati Mbretëror.

Por një burim për “Us Weekly” ka dhënë lajme të mira për fansat e çiftit. Ajo shkruan se Dukesha e Sussex dhe Princ Harry po “punojnë fort” për të pasur një fëmijë dhe ai është në planet e tyre të afërta.

“Ata duan një familje të madhe dhe të paktën 3 fëmijë. Meghan është e vendosur për këtë!”- është shpehur burimi për “Us Weekly”.

Ajo që çifti dëshiron është që të mos jenë në trysni për këtë, sepse edhe vetë ata duan që shumë shpejt të kenë një fëmijë. Aktualisht Princi dhe Dukesha po zhvillojnë një turne në Zelandën e Re, për t’u nisur më pas drejt Australisë, Fixhit etj..

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje