Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Duhet t’i shihni këto momente të ëmbla të London Noor që e kthyen Ledionin në një spektator të ngazëllyer

Duhet t’i shihni këto momente të ëmbla të London Noor që e kthyen Ledionin në një spektator të ngazëllyer
June 23
09:33 2017

 

London Noor është një nga vogëlushët më të famshëm aktualisht në Shqipëri, kjo për shkak se mami Sara dhe babi Ledioni postojnë shpeshherë në rrjete sociale foto me të. Pa diskutim ardhja në jetë e vogëlushit ia ka ndryshuar tërësisht jetën çiftit të njohur. Moderatori i “The Voice of Albania” na ka treguar se çfarë  ndjesie është për të të zgjohet çdo mëngjes dhe të shohë në krevat Londonin e vogël.

“Ti e di se jeta është e mirë kur zgjohesh dhe sheh këtë pamje…”,- shkruan Ledioni bashkangjitur një fotoje të vogëlushit, i cili është duke fjetur dhe duke shtrënguar një arush të vogël.

Këto nuk janë të vetmet momente të Londonit që ia zbukurojnë ditën moderatorit. Ditën e djeshme ai ka ndarë me ndjekësit në Instastory një video të vogëlushit, i cili ishte duke u larë në vaskë me një bretkosë lodër e cila lëvizte. Këmbët e London Noor përplaseshin në ujë dhe Ledioni pa diskutim në ato momente ka qenë një spektator i ngazëllyer./Blitz.al/

Komento
Shperndaje