Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dueti i Norës dhe Robertit erdhi për të na treguar se në dashuri nuk ka inat

Dueti i Norës dhe Robertit erdhi për të na treguar se në dashuri nuk ka inat
July 18
20:43 2017

Janë një nga dyshet më simpatike të showbiz-it shqiptar dhe ndër më të komentuarit. Bëhet fjalë për Nora Istrefin dhe Robert Berishën, të cilët ndonëse në media janë përfolur se kanë probleme në çift, vijnë më bashkë se kurrë me një duet të këngës me titull “S’ka inat”.

Më herët, Robert Berisha rrëfeu në “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës se ata kanë pritur prej kohësh një këngë të përshtatshme dhe më në fund e kanë gjetur.

“S’ka inat” është ritmike, verore dhe na çon pas në ato flirtet tipike të dy të rinjve që dashurojnë çmendurisht dhe në fakt kjo këngë e ky klip i ‘rri’ shumë mirë si Norës, ashtu edhe Robertit.

Mbetet vetëm për t’u shijuar ky hit i ri! /Blitz.al/

Shperndaje