Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Duet i Selena Gomez me vogëlushen e sëmurë do t’ju mrekullojë

Duet i Selena Gomez me vogëlushen e sëmurë do t’ju mrekullojë
June 23
10:31 2016

A ju kujtohet vogëlushja 6-vjeçare Audrey Nethery që këndonte karaoke në shtëpi këngët e Selena Gomez e Taylor Swift?  Videot e postuara nga babai i saj në Youtube numërojnë me mijëra klikime pasi ajo jo vetëm këndon, por edhe performon me lëvizje “zumba”.  Audrey vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur Diamond Blackfan Anemia, një çrregullim në  palcën kockore. Mbrëmjen e së mërkurës ajo ka qenë në një nga koncertet e Selena Gomez dhe ka realizuar një duet vallëzimi me këngëtaren.

“Më në fund e takova këtë vogëlushe të ëmbël”,- ka shkruar Selena  dhe ka postuar në faqen e saj të Instagram-it një video teksa të dyja bashkë këndojnë këngën “Love you like a love song”. Kjo është hera e dytë në dy muaj që Audrey ka pasur  mundësi të performojë para miliona njerëzve. Posti i Selena-s mori mbi 1.5 milionë shikime.

“Sa herë që e shoh teksa kërcen, edhe kur është në shtëpi apo në shkollë, përlotem”,- është shprehur Julie Haise, mamaja e Audrey-it. “Kur ajo kërcen e këndon është e lumtur dhe sjell lumturi te të gjithë ata që e shohin”.

 

Finally got to meet this sweetheart -she owned it fully

A video posted by Selena Gomez (@selenagomez) on

Shperndaje