Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dueli i të shtunës mbrëma, sërish “ngacmime” mes Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit

Dueli i të shtunës mbrëma, sërish “ngacmime” mes Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit
June 03
08:47 2017

Siç tashmë e dimë, një nga duelet më të forta televizive është pikërisht mbrëmja kur Ermal Mamaqi transmeton emisionin e tij “Xing me Ermalin” në “Tv Klan” dhe Arbana emisionin “Big Brother” në “Top Channel”. Vazhdimisht publiku, por edhe mediat, kanë dashur t’i vënë në konkurrencë të dy, ndaj dhe ata vetë hera-herës kanë qejf ta ngacmojnë këtë garë duke qenë se janë miq me njëri-tjetrin.

Ka qenë Ermali ai që para disa minutash ka publikuar një foto ku në kopertinat e revistave “Who”, kopertina e Arbanës dhe e tij kanë qenë shumë afër një tjetrës. “Nuk na ndajnë dot njerëzit”, – ka shkruar ai ndërkohë që Arbana ia ka kthyer: “Rri se na ka marrë malli”.

Me siguri dueli është sërish i ndezur tani. Ermal, vetë e ke fajin se na e kujtove! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje