Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Duam të të shohim a nënshtrohesh”, Ana Kabashi rrëfen atë që i ndodhi me labelin shqiptar

“Duam të të shohim a nënshtrohesh”, Ana Kabashi rrëfen atë që i ndodhi me labelin shqiptar
May 25
16:29 2019

Po të flasim për vokal ajo është një nga këngëtarët më të mira shqiptare. Bëhet fjalë për Ana Kabashin e cila ishte e ftuar këtë javë në barin e emisionit “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës. E pyetur nëse ka pasur propozime për ndonjë marrëveshje ngacmuese për t’u bërë e njohur këngëtarja tha:

“Ka pas raste që më kanë thanë se cfarë të tham unë ti duhesh me bo. Liria paguhet që të jepet. Ka pas raste që menaxherët, (labeli), kanë thënë se jap kaq euro për me marr Anën në menaxhim. Por ai nuk di të menaxhojë sepse ai është biznesmen. Ose ka pas raste që kanë thënë hajde Ana tregoju kësaj si me këndu, për një tjetër këngëtare që ata kishin në menaxhim.

Mënyra si e trajtonte atë imagjino si mund të trajtonte mua. Por kur je keq shpirtnisht nuk të duhet kurrgja fama dhe shkatërrohesh. Edhe në Shqipëri më kanë thënë shko mbushe gotën me ujë, sepse dua të shoh a mundesh me u nënshtru ti a jo. Nuk më duhet kjo famë nëse unë nuk jam mirë me veten.”- përfundoi Ana dhe ne i japim plotësisht të drejtë në ato çfarë ajo thotë sepse të menaxhosh dikë nuk do të thotë ta kesh pronën tënde.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje