Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dua të të bëj të lumtur” nis me një histori prekëse

“Dua të të bëj të lumtur” nis me një histori prekëse
October 29
21:45 2016

Mbrëmjen e sotme ka nisur në Top Channel emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, një format i ri i cili ka rikthyer në ekran moderatoren Arbana Osmani. Prej muajsh publiku ka qenë në pritje të këtij programi, i cili trajton histori njerëzore e premton emocion. Për këtë program është punuar prej 6 muajsh.
Arbana është shprehur që në fillim se ky është programi i saj i zemrës dhe ka rrëfyer se  është e lumtur që do të ndajë me publikun emocione të mëdha.

Puntata e parë ka nisur me historinë e Gersit të vogël. Gersi është djali i vetëm i një familje nga Kukësi. Një ditë, qershorin e vitit 2015, Gersi shkoi të luante me shokët në shtëpinë e komshiut kur papritur nëna e tij dëgjoi një të shtënë. Fëmijët me të cilët po luante e lajmëruan nënën se djali i saj ishte plagosur me një plumb. Gersi u transportua drejt spitalit të Tiranës ku iu gjetën gëzhoja plumbi në gojë. Vogëlushi ndenji për 43 ditë në reanimacion. Sot djali është 7 vjeç. Prindërit, në pamundësi ekonomike, nuk kanë mundur ta nxjerrin jashtë shtetit fëmijën e tyre. Arbana tregoi në emision se Gersit i duhen disa ndërhyrje në fytyrë, por që janë të rrezikshme. Ajo u ka premtuar prindërve dhe djalit në kohën kur fillimisht ka kontaktuar me ta se këto ndërhyrje do të kryhen.

Me lot në sy prindërit kanë rrëfyer me detaje gjithë analizat e vizitat mjekësore që djali i tyre ka bërë me shpresën se një ditë ai do të jetë njësoj si fëmijët e tjerë. Nëna e ka mbaruar tregimin duke u shprehur se tashmë djali i saj nuk ka frikë të dalë të luajë me shokët./Blitz.al/

arbana3

Komento
Shperndaje