Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dua të të bëj të lumtur”: Historia e Danielit dhe Erjonës që ngriti në këmbë publikun

“Dua të të bëj të lumtur”: Historia e Danielit dhe Erjonës që ngriti në këmbë publikun
November 05
23:27 2016

Ashtu si dhe javën e kaluar, “Dua të të bëj të lumtur” ka sjellë këtë puntatë një histori të trishtë të familjes së Shpresës dhe Përparimit, prindër të dy fëmijëve me aftësi të kufizuara, Erjonës dhe Danielit.

Para shumë vitesh, prindërit sollën në jetë Danielin, i cili pas diagnostikimeve nga mjekët ishte diagnostikuar si paraplegjik. Pak vite më pas, çifti Përparim dhe Shpresa sollën në jetë fëmijën e dytë, Erjonën, e cila fatkeqësisht rezultoi si i vëllai. Prindërit morën lajmin se të gjithë fëmijët e tjerë që do të lindnin do të kishin të njëjtin fat si Danieli dhe Erjona.

Pavarësisht kësaj, të dy prindërit, të cilët pa frikë mund t’i quajmë heronj, vazhduan para, njëri duke punuar në një fabrikë çimentoje, ndërsa tjetri duke u kujdesur për dy fëmijët.

Në bisedën e zhvilluar në studio me Arbanën, Shpresa tregoi para publikut forcën që e kishte bërë të ecte para. Por a do të donte të kishte një fëmijë tjetër nëse do ta dinte se do të ishte normal? Përgjigjja e pyetjes është: Po!

Paçka se surpriza do bëhej nga programi dhe prindërit, këtë herë kanë qenë fëmijët të cilët kanë shkruar një letër drejtuar dy prindërve të tyre, ku i shprehnin mirënjohjen dhe dashurinë personave që i sollën në jetë dhe u kujdesën e vazhdojnë të kujdesen për ta.

Dëshira e Erjonës dhe Danielit ishte të shkonin një herë të vetme në det dhe gjatë kësaj vere ata shkuan.

Stafi dhe produksioni i “Dua të të bëj të lumtur” e kanë bërë të mundur realizimin e kësaj dëshire, duke i dërguar me pushime në Vlorë, ku u pa se familja kishte kaluar një kohë mjaft të bukur. Surprizat nuk kishin mbaruar akoma: Danieli mori dhuratë një karrige moderne me rrota, kurse Erjona tanimë mund të navigojë në internet me një tabletë.

Sigurisht, pa një surprizë nuk kanë mbetur edhe prindërit, Shpresa dhe Përparimi, të cilët me kërkesën e dy fëmijëve tashmë po shijojnë një darkë romantike në kryeqytet.

Tani le të mbledhim veten nga kjo histori…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje