Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua një të dashur si Dua!

August 11
13:54 2016

Ardhja e këngëtares Dua Lipa në Prishtinë dhe Tiranë për dy koncertet e saj, është pritur me mjaft bujë mediatike. Siguisht në fokus ka qenë këngëtarja dhe performancat e saj në dy kryeqytetet shqiptare. Lipa veç përkrahjes nga audience shqiptare pati fatin edhe të pritet nga zyrtarë të lartë të shteteve duke marrë lëvdata dhe urime për talentin e saj dhe mënyrën se si ajo është kthyer në një ambasadore të kulturës shqiptare në botë.

Por veç të tjerash diçka që na ka bërë vërtet përshtypje ka qenë i dashuri i këngëtares, modeli i njohur britanik Isaac Carew. Ky i fundit jo vetëm që e ka shoqëruar Dua Lipën në udhëtimin e saj për në Kosovë dhe Shqipëri por madje është munduar ta shijojë aq shumë këtë udhëtim, duke u njohur me traditën e kulturën shqiptare dhe çka është më e bukura edhe të përshtatet me të. Ka qenë vetë modeli i cili ka shpërndarë fotografi në Instagram duke provuar gatime tradicionale shqiptare, duke vizituar Prishtinën dhe Tiranën e madje duke lënë komente pozitivie për gjithçka shikonte e provonte. Sigurisht veç këtyre, Isaac Carew nuk ka harruar edhe të postojë fotografi dhe video nga koncertet e të dashurës së tij në rrjete sociale.

Gjithashtu, siç edhe ka treguar opinionisti Olti Curri në ‘fanpage’-in e tij në Facebook nëpërmjet disa fotove, Carew e ka shoqëruar Dua Lipën duke mos ju ndarë asnjë çast si para ashtu edhe pas koncertit.

Ky detaj është mjaft interesant duke qenë se shpesh djemtë e huaj konsiderohen të jenë më të ftohtë dhe më të tërhequr në raste të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për një britanik, por Carew i ka “thyer” të gjitha këto stereotipe duke na lënë një përshtypje positive të gjithëve. Siç duket, ai ndjehet vërtet i lumtur dhe i dashuruar me Duan dhe kjo na gëzon pa masë.

Teksa të gjithë janë duke lavdëruar Dua Lipën për gjithçka realizoi në kryeqytetet shqiptare, ne kemi dëshirë ti themi një bravo të madhe Isaac Carew i cili i qëndroi kudo pranë saj duke na treguar të gjithëve sa marrëdhënie të bukur ndajnë ata me njëri tjetrin! /Blitz.al/

Shperndaje