Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa vjen së shpejti me “Hotter then hell”

Dua Lipa vjen së shpejti me “Hotter then hell”
April 25
12:07 2016

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, do të publikojë më 6 maj këngën e saj më të re. “Hotter then hell” titullohet suksesi i radhës për artisten, që ka ditur si t’i fitojë zemrat e publikut.

Pas suksesit që njohu kënga “Last dance”, eksperimenti i Dua-s me ngjyrat dhe natyrën duket se nuk do të mungojë edhe në klipin që do të lançohet shumë shpejt. Një video e postuar në llogarinë e saj në Instagram na tregon se natyra dhe thjeshtësia do të jenë parësore, si gjithnjë, edhe në veshjen e saj.  “Më e nxehtë se ferri” – kënga e Duas do të jetë ritmike dhe do të paraprijë sezonin veror. Ndiqni videon e trailer-it të këngës.

Shperndaje