Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa revoltohet me ndjekësit: “Jeni të çmendur!”

Dua Lipa revoltohet me ndjekësit: “Jeni të çmendur!”
June 12
11:31 2019

Dua Lipa nuk po kalon një periudhë fort të mirë në çështjet e zemrës, pas ndarjes nga partenri i saj Isaac Carew.
Mirëpo, sikur të mos mjaftonte kjo, këngëtares i është dashur të bëjë një sqarim paksa të çuditshëm me ndjekësit e saj.
Yllin ndërkombëtar e kanë akuzuar për modifikim të fotove të fëmijërisë, për të treguar se ajo i ka patur gjithmonë buzët të plota.
Këngëtarja nuk ka përtuar dhe i ka  “sqaruar” të gjithë ata që dyshojnë, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Dua ka postuar disa foto nga fëmijëria, ku duken qartë buzët e plota, sytë e zinj dhe vetullat e trasha.

“Për gjithë njerëzit që thanë se kisha modifikuar fotot e mia të fëmijërisë për t’i bërë buzët të më dukeshin më të mëdha. Janë çmendur, Çmendurrrrr! Nuk më besohet që po më duhet të mbroj veten” – ka shkruar Dua në mbishkrimin që shoqëron fotot e postuara.
Ndër të gjithë komentet ajo që tërhoqi vëmendjen ishte padyshim e Xheraldinës, mamasë së Ledrit e cila konfirmon që Dua ka qenë e bukur që kur ishte 1 vjeç.
Kujtojmë që prindërtit e reperit dhe këngëtarares janë miq prej shumë vitesh.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje