Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa publikon klipin. Protagonist, aktori i njohur i Hollywood-it

Dua Lipa publikon klipin. Protagonist, aktori i njohur i  Hollywood-it
December 06
09:24 2016

Të gjithë e kishim dëgjuar këtë këngë të këngëtares shqiptare, madje edhe klipin e kishim parë, por Dua ka vendosur të na surprizojë.

Një këngë me dy klipe të vlefshëm në Youtube. “Be the one” është projekti të cilin Dua e ka lançuar që para një viti, por mesa duket vendosi ta rikthejë me një tjetër videoklip. E veçanta e këtij klipi është prezenca e aktorit të njohur të Hollywood-it, Ansel Elgort, i njohur për rolet e tij si Caleb Prior në seritë e filmit “The Divergent” dhe si Augustus Waters në filmin “The Fault in Our Stars”.

I gjithë klipi trajton historinë e një çifti, marrëdhënia e të cilit rrotullohet rreth zënkave të vazhdueshme. Ndiqni në vijim klipin e ri të “Be the one”./Blitz.al/

Ansel Elgort arrives at the 42nd annual American Music Awards at Nokia Theatre L.A. Live on Sunday, Nov. 23, 2014, in Los Angeles. (Photo by Jordan Strauss/Invision/AP)

Komento
Shperndaje