Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa prezanton kopertinën e albumit të parë

Dua Lipa prezanton kopertinën e albumit të parë
August 24
19:34 2016

Dua Lipa ka ndarë me fansat e saj të Instagramit kopertinën e albumit të saj të parë. Këngëtarja me origjinë nga Kosova numëron disa hite si “Hotter than Hell”, “New Love” e shumë të tjera dhe së shpejti do të nxjerrë në treg albumin e saj të parë me një titull të veçantë, emrin e saj.

“Jam shumë e emocionuar që po ndaj me ju kopertinën e albumit tim dhe ju falënderoj që keni qenë të duruar me mua dhe që më keni mbështetur. Arsyeja pse e kam titulluar me emrin tim është se ky album jam unë. Prezanton atë që unë  jam si person dhe si një artiste”- ka shkruar ajo në Instagram./Blitz.al/

...

Komento
Shperndaje