Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa prezanton duetin e saj të parë, ja artisti që ka zgjedhur për të bashkëpunuar

Dua Lipa prezanton duetin e saj të parë, ja artisti që ka zgjedhur për të bashkëpunuar
November 16
16:26 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, duket se nuk rresht së prodhuari hite të reja muzikore. Deri tani e kemi parë me projekte solo, por shumë shpejt ajo do të publikojë edhe bashkëpunimin e saj të parë muzikor.

Për këtë projekt, ajo ka zgjedhur një nga këngëtarët më të njohur të muzikës botërore, repistin xhamajkan Jean Paul. “Kam regjistruar një këngë me Jean Paul dhe ajo do të jetë gati të premten. “No Lie”, mezi pres që ju ta dëgjoni”, – shkruan Dua Lipa në profilin e saj në Instagram.

Albumi i saj i ri pritet të dalë në treg në shkurt 2017-s, por deri atëherë shijoni hitet e saj, “Hotter than hell”, “Be the one” etj.

Komento
Shperndaje