Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa për revistën “Spin”: Nuk dua të jem e njohur për pamjen time, por për zërin

Dua Lipa për revistën “Spin”: Nuk dua të jem e njohur për pamjen time, por për zërin
November 03
10:18 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka qenë një prej personazheve kryesore të intervistuara për revistën “Spin”. Lipa ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj në Instagram se intervista e saj është publikuar dhe aty shkruhet gjithçka rreth jetës së saj, në një rrëfim me detaje mbi çdo pengesë që ka kaluar për të arritur këtu ku është tani.

Këngëtarja Dua Lipa ka treguar se frymëzimi i saj i parë ka qenë i ati, i cili, siç e dimë, ka qenë një prej rokerëve më të njohur në Kosovë. Por asaj i është dashur që, ndryshe nga prindërit, të krijojë një jetë tërësisht nga e para, pa asnjë njohje, në Angli, aty ku edhe ka lindur. Edhe pse shumë e lidhur me rrënjët e saj, Lipa ka treguar se dëshironte të bëhej më e madhe se një yll shqiptar, ajo ka synuar gjithnjë të bëhet një yll ndërkombëtar.

Ajo ka treguar se i është dashur të punojë si kameriere për orë të zgjatura në mënyrë që t’i siguronte vetes ëndrrën që po jeton tani. “Ndërkohë që sfilitesha në punë, ëndërroja të isha një ditë si idhujt e mi, Beyonce, Nelly Furtado apo Pink, të cilat kanë qenë femra të pavarura dhe kanë ngritur karrierën e tyre pa u vënë askush limite”, – ka thënë Lipa.

Gjithashtu, Dua ka treguar se në fakt industria e muzikës është duke përparuar, pasi po i lejon edhe këngëtaret femra të korrin suksesin e merituar pa iu dashur të bëjnë kompromise me veten. “Unë nuk dua të bëhem e famshme për pamjen time, por dua të më njohin për zërin që kam. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua dhe zëri është ai që më dallon prej të tjerëve”, – është shprehur këngëtarja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje