Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa niset për Prishtinë por gjesti i të dashurit të saj është për t’u veçuar!

Dua Lipa niset për Prishtinë por gjesti i të dashurit të saj është për t’u veçuar!
August 08
15:25 2018

Dua Lipa pasnesër do të performojë në Prishtinë. Siç dhe tashmë e dini nga publiciteti i madh që i është bërë, “Sunny Hill Festival” që do të mbahet në datat 10-11-12 gusht në Prishtinë, përpos Duas do të mbledhë në skenë artistët më të mirë shqiptarë për 3 netë të “çmendura”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është nisur sot me avionin e saj privat dhe madje përshëndeti të gjithë shqiptarët në gjuhën shqipe duke thënë: “Prishtinë, po vijmë, mezi po pres”.

E ndërkohë vetëm pak më parë, ajo ka postuar në Instastory se së bashku me të po vjen dhe i dashuri i saj Isaac i cili ka qenë i pranishëm edhe në Tiranë 2 vite më parë kur Dua mbajti një koncert madhështor këtu në kryeqytet.

Asokohe, Isaac si një guzhinier i talentuar, ra në dashuri me kuzhinën tonë tredicionale, tashmë është koha që të kënaqet sërish mu në zemër të Kosovës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje