Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa mbërrin në Prishtinë: Shtëpia është aty ku është zemra

August 07
17:32 2016

...

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë në kuadër të turit që po zhvillon. Vetëm pak minuta më parë, ajo ka postuar në Instagram një foto të shkrepur nga pritja në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës. Bashkangjitur saj, Dua shkruan: “Home is where the heart is”.

Me të mbërritur në Prishtinë, artistja është shprehur e lumtur për kthimin në vendlindjen e saj pas katër vitesh. “Jam e gëzuar që jam në Prishtinë pas katër vitesh dhe është një ndjenjë e papërshkruar. Por jam gati për performancën time, mezi po pres”, – është shprehur ajo. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje