Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa kryen misionin me sukses: 100.000 euro shkojnë për shkollat e muzikës në Kosovë!

Dua Lipa kryen misionin me sukses: 100.000 euro shkojnë për shkollat e muzikës në Kosovë!
August 09
14:41 2018

Ardhja e Dua Lipës në Kosovë për “Sunny Hill Festival” ka qenë padyshim kryefjala e mediave rozë në Shqipëri e Kosovë. Duke filluar prej ditës së nesërme, Dua Lipa do të ngjitet në skenën e “Sunny Hill” së bashku me këngëtarë të tjerë.

Por përveç argëtimit, që prej fillimit, ky organizim ka pasur një qëllim tjetër. Paratë që do të mblidheshin nga biletat dhe donacionet e tjera, Dua kishte vendosur t’i dhuronte për një kauzë që ajo e ka shumë pranë zemrës: rritjen e cilësisë së mësimit të muzikës në Kosovë.

Epo duket se këngëtarja ia ka arritur. Në Instagramin e saj, Dua ka treguar se janë mbledhur plot 100.000 euro të cilat do të shkojnë për shkollat e muzikës në Kosovë.

Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmen e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku per perparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosoves. ——— Thank you to everyone for their support towards Sunny Hill Foundation and Sunny Hill Festival. To date Sunny Hill Foundation has raised €100,000 and we have chosen to give it all out to charities close to our heart , cultural organisations and music schools in Kosovo. Thank you from the bottom of our heart for all of your help and I hope that this is the beginning of a very long lived establishment that works towards the future of art, culture and the youth of Kosova.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Në fakt ky është një gjest shumë i këndshëm nga ana e Duas dhe mesazhi që jep me anë të kontributit tek shkollat e muzikës është i qartë: Më shumë talente shqiptare për të ndjekur shembullin e Duas e për të arritur gjithçka ajo ka mundur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje