Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa koncert në Prishtinë në 7 Gusht

Dua Lipa koncert në Prishtinë në 7 Gusht
July 23
15:07 2016

 

Këtë verë, kryeqyteti kosovar do të presë në sheshin e saj kryesor Dua Lipën, këngëtaren kosovare që po korr goxha sukses në tregun muzikor botëror.

Fillimisht, në Mars të këtij viti Dua bëri të ditur se shumë shpejt do të vinte në Kosovë, por pa caktuar një datë specifike.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një konferencë për shtyp ka konfirmuar ardhjen e Duas në Prishtinë dhe ka shtuar se përfitimet nga koncerti do të shkojnë për bamirësi, specifikisht për fondacionin “SannyHill”.

Në konferencë ishte edhe babai i Duas, Dukagjin Lipa, i cili ka bërë të ditur për të gjithë publikun kosovar se çdokush mund ta ndjekë koncertin pasi çmimet do të jenë minimale dhe do të fillojnë në 10€.

Biletat për këtë koncert do të dalin në shitje në 25 Korrik.

Shperndaje