Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa ka një pasion të ri dhe nuk ka lidhje me muzikën!

Dua Lipa ka një pasion të ri dhe nuk ka lidhje me muzikën!
November 13
16:27 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të ngjisë shkallët në karrierën e saj në vende të ndryshme të botës ku mban koncerte e ku fansat e saj e muzikës që ajo bën shtohen çdo ditë.

Megjithatë, bukuroshja shqiptare, duket se nuk ia ka kursyer vetes disa momente relaksi ditën e sotme. Duke qenë se është e diel, Dua Lipa ka vendosur të ndjekë një seancë joga në New York.

15050315_10210809559105636_857049829_n

15057853_10210809559425644_1540678842_n

 

Sigurisht, është e njohur se joga nuk është vetëm stërvitje e trupit, por edhe e mendjes dhe me gjithë lodhjen që ka një artiste moderne si Dua Lipa, me siguri që këto seanca joga do t’ia largojnë sadopak stresin për t’i dhënë më shumë energji në koncertet që do të vijnë… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje