Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa i uron ditëlindjen motrës së saj: “Tani je 18 vjeç por gjithmonë do të mbetesh e vogla ime”

Dua Lipa i uron ditëlindjen motrës së saj: “Tani je 18 vjeç por gjithmonë do të mbetesh e vogla ime”
May 14
12:21 2019

Edhe pse Dua Lipa ka me dhjetra hite që këndohen në të gjithë botën dhe ka fituar dy Grammy’s, ajo nuk është e vetmja që është e famshme në familjen e saj. Babai i këngëtares, Dukagjin Lipa ka një reputacion në showbizin ndërkombëtar si “silver fox” apo “babai më simpatik i këngëtarëve” dhe me të drejtë:

Ndërkohë motra e Dua-s, Rina, numëron më shumë se 600 mijë ndjekës në Instagram. Dhe meqë ra fjala te Rina, ajo feston sot ditëlindjen e 18-të dhe sigurisht këngëtarja i ka bërë një dedikim me fjalët më të ëmbla në Instagram, duke ju drejtuar si Rina Pina (që është pseudonimi më shqiptar që mund të kesh): “RINA PINA!!! Tani je 18 vjeç por gjithmonë do të jesh e vogla ime. Gëzuar ditëlindjen ëngjëllit tim,mbretëreshës, shoqes time të ngushtë. Jam shumë krenare për faktin që je rritur (qan). Të shihja ty të rriteshe ka qenë një nga gjërat e mia më të preferuara në botë, pas ardhjes tënde dhe të Gjinit në jetë..të dua në pafundësi! Do të të përqafoj fort 18 herë, që ta kuptosh se e gjitha kjo është reale! Shpresoj që ky do të jetë viti yt më i mirë dhe të tjerët pas këtij të jenë akoma më të mirë. Njerëz kini kujdes nga kjo vajzë!- Fotoja e fundit tregon se si ndihem tani që ajo është në moshën ku i lejohet të pijë alkool”

 

Kjo është fotoja e fundit meqë ra fjala:

Dhe këto janë fotot e tjera që Dua ka postuar së bashku me motrën:

Dhe e vetmja gjë mendojmë tani për motrat Lipa është kjo:

via GIPHY

 

Ndërkohë Rinës ja urojmë ditëlindjen e 18-të kështu:

via GIPHY

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje