Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa bën ëndrrën realitet, zgjidhet imazh i markës prestigjoze!

Dua Lipa bën ëndrrën realitet, zgjidhet imazh i markës prestigjoze!
June 05
09:35 2019

Këngëtarja e njohur Dua Lipa është bërë imazh i parfumit të markës prestigjoze Yves Saint Laurent!

Ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku tregon se do të jetë ambasadore e parfumit për gra të YSL dhe ka rrëfyer se ky ka qenë sekreti më i vështirë për tu mbajtur.

“Faleminderit, ekipit të mrekullueshëm YSL që më bëtë të ndihem si në shtëpi, që më lejuat të luaj një rol sado të vogël në përzgjedhjen e aromës, si edhe që m’i bëtë ëndrrat realitet duke punuar me një markë që e dua aq shumë.”- ka shkruar Dua ndaj të tjera.

Në faqen zyrtare të YSL ka prezantuar Duan si imazhin e ri të markës dhe shkruan: “Një zë i ri po vjen!”

Tashmë që edhe kjo ëndërr u bë realitet Dua Lipa duhet të ndihet një njeri me shumë fat!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje