Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa anullon koncertet me Bruno Mars. Çfarë i ka ndodhur këngëtares?

Dua Lipa anullon koncertet me Bruno Mars. Çfarë i ka ndodhur këngëtares?
March 14
15:34 2018

Dua Lipa ka filluar turneun e saj me Bruno Mars, por i është dashur të anullojë disa prej perfomancave të saj për arsye shëndetësore.

Këngëtarja e njohur ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram të gjithë fansat e saj. Pas problemeve me dhëmballët e pjekurisë, ajo nuk do të jetë pjesë e performancave me Bruno Mars.

“Më vjen keq që duhet të anulloj disa nga performancat e mia me Bruno Mars. Unë kam patur dhimbje të tmerrshme të dhëmballëve të pjekurisë dhe siç këshillohet nga dentist e kirurgu duhet ti heq ato menjëherë. Jam duke  eshijuar kaq shumë këtë turned he jam shumë e mërzitur por shpresoj se do të shërohem shpejt dhe do ta bëj sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”- ka shkruajtur Dua përbri një video.

Gjithësesi të gjithë e dimë sa të sikletshme janë dhëmballët e pjekurisë, kështu që është e sigurt që fansat e saj do ta mirëkuptojnë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje