Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drini Zeqo thotë publikisht çfarë e acaron tek Blendi Fevziu

Drini Zeqo thotë publikisht çfarë e acaron tek Blendi Fevziu
April 15
17:11 2018

I ftuari i kësaj të shtune në emisionin “Thumb” ka qenë gazetari i njohur Drini Zeqo. Prej vitesh tashmë ai është pjesë e stafit të “Opinion”. Blendi Fevziu moderatori i “Opinion” njihet si një nga figurat më të vlerësuara të televizionit dhe në një farë mënyre Drini duke qenë në kontakt të përditshëm me të, është një nga personat që e njeh më mirë. Aulona dhe Fatma e kanë pyetur Drinin se cila është gjëja që e acaron më shumë tek Blendi.

Gazetari nuk është kursyer dhe e ka thënë qartë që ndonjëerë Blendi e tepron duke treguar me detaje gjithçka ka përjetuar në pushimet e tij të fundit.

“Blendi ka shumë pasion udhëtimin. Kur vjen nga një udhëtim, që i ka shumë të shpeshta,  ngaqë i dashuron fillon dhe tregon detajet, çdo gjë që ka ndodhur gjatë udhëtimit në një mbeldhje që mund të bëjmë. Bëmë fotografi këtu bën fotografi aty. Një moment, ti që ke kaluar fundjavën tënde Tiranë –Durrës i thua vetëm: PO po ça do bësh, po, po.

Ai e kupton pak a shumë.

Ai ka pas një gjë po tani e ka hequr. Ka pasur një lloj vesi, ti për shembull i thoje kam qenë tek Fatma dhe Aulona dhe ai mund të kishte parë një foto dhe thoshte “E di, e di.”

Për çdo gjë e di e di. Filluam dhe ne ta përdornim, ai e dëgjoi dhe si duket ndaj nuk e përdori më.”,- ka treguar Drini./Blitz.al/

 

Shperndaje