Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drini Zeqo pranon publikisht lidhjen: Jam i lumtur me të…

Drini Zeqo pranon publikisht lidhjen: Jam i lumtur me të…
April 15
17:02 2018

Drini Zeqo është një nga gazetarët më të njohur të Tv Klan. Ai është pjesë e stafit të “Opinion” dhe një nga spikerët e lajmeve në këtë televizion.

Për karrierën e tij dimë shumë gjëra ndërsa për jetën e tij personale ai është treguar gjithnjë disi i rezervuar. Këtë të shtunë Drini ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu dhe na ka treguar diçka më shumë nga jeta e tij private. Gazetari ka treguar në emision se aktualisht është në një lidhje dhe jo vetëm kaq.

“Jam i lumtur në kuptimin duke shijuar një eksperiencë. Por që nuk e them dot nëse është një flirt, nëse do zgjasi apo jo. Jam në një fazë njohjeje. Nuk është personazh i njohur.”,- është shprehur Drini duke treguar se mopmentalisht ndihet mirë me personin që ka në krahë.

Komento
Shperndaje