Drini Zeqo: “Nuk është hera e parë që marr dhurata nga kryeministri”

Gazetari i njohur Drini Zeqo feston sot ditëlindjen e tij të 34-t dhe entuziazmit të festës i është bashkangjitur edhe një dhuratë tepër speciale.
E gjeni dot kush mund t’ia ketë bërë Drinit një dhuratë kaq speciale?
As më pak e as më shumë por kryeministri i vendit, Edi Rama.
Fillimisht ai ka postuar një video në SnapChat ku tregon paketimin e jashtëm të dhuratës, ku shkruan: “Guess what?” (Gjejeni çfarë?) dhe më pas ka postuar disa foto të pakos, sigurisht duke mos e zbuluar se ç’kishte brenda ajo.
Kontaktuar nga redaksia e Blitz.al, Drini u shpreh se ndihet jashtëzakonisht mirë dhe tepër i vlerësuar nga kjo dhuratë e kryeministrit, edhe pse nuk është hera e parë që merr dhuratë nga kreu i qeverisë. I pyetur për dhuratën, ai u shpreh se ishte diçka tepër e veçantë, por dëshironte të mos tregonte më shumë rreth saj.
Sa me fat duhet të jetë Drini! Jo gjithkush mund të marrë dhurata nga kryeministri Rama!