Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drini Zeqo do bëhet baba? Gazetari pohon: Ndihem gati!

Drini Zeqo do bëhet baba? Gazetari pohon: Ndihem gati!
April 15
16:55 2018

I ftuari i kësaj jave në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë Drini Zeqo. Gazetari i “Opinion” ndryshe nga intervistat e tjera këtë herë ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij, të pazbuluara më parë.

Drini rrëfeu se aktualisht është në një lidhje, po njihet me dikë dhe ndihet i lumtur për këtë stad të jetës së tij. Por duket se me kalimin e kohës dhe të moshës, kërkesat e Drinit janë më të mëdha.

Në një bisedim me dy moderatoret ai ka rrëfyer se dëshiron të bëhet baba.

“Gjithë miqtë e mi janë bërë me fëmijë. Në jetë vjen një moment që ti fillon ti shohësh gjërat me seriozitet. Po, jam gati të bëhem baba.”,- është shprehur ai. Epo mos u çudisni nëse brenda pak kohësh dëgjoni lajme të reja nga Drini./Blitz.al/

Shperndaje