Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave e ofendon publikisht, ja si i përgjigjet aktorja

September 25
17:30 2016

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja ka kërkuar që të bëjë ndryshime në teatër.

Disa ditë më parë ajo ka qenë e ftuar në “Zonë e Lirë”. Lubonja është pyetur  se cilin koleg ose kolege do të donte të zhdukte nga qarkullimi dhe ajo nuk ka ngurruar të përgjigjet duke përmendur emrin e një aktoreje mjaft të mirë, Shegushe Bebeti.

Kjo deklaratë tërhoqi vëmendjen e personazheve publike dhe njerëzve të thjeshtë. Ndër këta njerëz ishte edhe moderatorja Fiori Dardha, e cila ka dhënë mendimin e saj nëpërmjet një statusi në Facebook.

Por statusi i Fiorit ka qenë “vendi i duhur” ku aktorja Shegushe Bebeti ka vendosur t’i  kundërpërgjigjet drejtoreshës.

“Të them të drejtën nuk jam aspak e frikësuar nga deklaratat e papërgjegjshme të titullares, sepse unë e kam bërë karrierën me talent, përkushtim dhe punë të palodhur. Edhe pse për momentin shtanga kur më thanë, pasi e pashë në ritransmetim thashë me vete që zoti i rregullon gjërat me dorë. Duhej të dilte publikisht që publiku ta njohë dhe ta kuptojë se kush e drejton institucionin më të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, Teatrin e Kukullave. Mjerim!”- ka shkruar Shegushja.

Së fundmi, duket se Lubonja dhe Bebeti  po sulmojnë hapur njëra- tjetrën./Blitz.al/

Shperndaje