Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake zhgënjen fansat. Anulon të gjitha paketat VIP

Drake zhgënjen fansat. Anulon të gjitha paketat VIP
June 23
14:11 2016

Fansat dhe adhuruesit, të cilët janë të emocionuar se mund të takojnë Drake këtë verë në “Summer Sixteen Tour”, tani do të zhgënjehen.

Artisti kanadez ka deklaruar për publikun e gjerë se do të anulojë të gjitha paketat VIP në koncertet e tij, të cilat përfshinin një foto me Drake, vende të mira në koncert e shumë të tjera.

Të gjithë atyre që kanë blerë një paketë të tillë u ka ardhur njoftimi me e-mail se paketa e tyre është anuluar me arsyen e keqorganizimit.

Ky nuk është ndonjë fenomen i ri në Hollivud sepse pak javë më parë edhe Justin Bieber deklaroi për fansat e tij se nuk do t’i takonte më pas koncerteve sepse ata e stresonin.

Por gjithsesi kontrolloni gjithmonë faqen e shitjeve të biletave për “Summer Sixteen Tour” sepse ndoshta Drake ndryshon mendje…

Komento
Etiketimet
Shperndaje