Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake shpenzon mijëra dollarë për… macet e Taylor Swift!

Drake shpenzon mijëra dollarë për… macet e Taylor Swift!
November 10
17:06 2016

Kohët e fundit, në Hollywood po qarkullojnë pa fund thashetheme lidhur me Taylor Swift dhe Drake, të cilët dyshohen se janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Për të shtuar akoma më shumë thashethemet se dy të rinjtë janë bashkë, miq pranë yjeve të Hollywood-it kanë treguar për “Hollywood Life” se Drake ka shpenzuar një pasuri të tërë për dhurata… por jo për Taylor Swift, po për Meredith dhe Olivia. Po flasim për dy macet e Taylor-it, të cilat janë ndoshta qeniet më të afërta të këngëtares amerikane.

Drake duket se fillimisht do t’u fitojë “zemrën” dy maceve, pastaj ta ketë të hapur rrugën për Swift.

“Drake e di se si mund ta fitojë zemrën e Taylor-it dhe është në përpjekjet finale. Ai ndaloi në PetCo dhe bleu një sërë aksesorësh për “miqtë” e vegjël të Swift”, – kanë deklaruar burime pranë Drake. “Ai e di sa shumë i adhuron Taylor macet e saj dhe Drake do që ajo ta adhurojë atë ashtu siç bën me “pellushët” e vegjël”.

Drake, si ndihesh? /Blitz.al/

 

taylor-swift-cats-meredith-and-olivia-1420537493-custom-0

Komento
Shperndaje