Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake, sherr me një tjetër reper

Drake, sherr me një tjetër reper
October 29
12:46 2016

 

 

Mesa duket, Drake nuk mund të qëndrojë gjatë larg sherreve e zënkave me kolegët e tij. Një herë me Kanye West, pastaj me Meek Mill e tani me Kid Cudi.

Cudi, i cili për momentin ndodhet në një qendër rehabilitimi  për depresionin dhe për tentativat për vetëvrasje, u vu në shënjestrën e Drake në këngën e tij, “Two Birds, One Stone”, ku reperi kanadez e sulmon lidhur me sëmundjen dhe gjendjen emocionale e psikologjike. Jemi të sigurt që Drake s’e ka pritur këtë, por Kid Cudi i është përgjigjur në Twitter.

“Drake, ma thuaj në sy nëse je trim. Ti mendon se kjo është një lojë. Dua që të ma thuash në sy. Do të dal shumë shpejt. Ta premtoj”, – ka shkruar Kid Cudi.

Të shohim ç’do të ndodhë më vonë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje