Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake-Rihanna-s: “Të kam dashur që në moshën 22-vjeçare”

Drake-Rihanna-s: “Të kam dashur që në moshën 22-vjeçare”
August 29
10:48 2016

Që Drake është i marrosur pas Rihanna-s, kjo është e ditur, por që do ta thoshte paksa me stil në mes të New York-ut, këtë s’e kishim menduar.

Drake ishte i përzgjedhuri dhe fatlumi që do t’i jepte Rihanna-s çmimin prestigjioz “MTV Michael Jackson Vanguard Award” dhe për këtë, reperi kishte përgatitur një fjalim tepër interesant përshëndetës për 28-vjeçaren.

Fillimisht ai ka treguar se ku u njoh me RiRi-n: “E kam takuar për herë të parë Robyn Fenty-n në 2005-n, kur po regjistronte videon “Pon De Replay” bashkë me regjisorin Lil X. Unë iu prezantova fillimisht si djali që luante muzikë në sfond në një restorant, teksa klientët drekonin apo darkonin”.

“Ne duam videot e saj, muzikën e saj, por mbi të gjitha duam vajzën që nuk ka ndryshuar që nga dita e parë.  Ajo është dikush. Ajo është dikush që unë e kam dashur që në moshën 22-vjeçare, ajo është mikja ime më e ngushtë. Ajo është një legjendë në industrinë tonë”, – e ka mbyllur fjalën e tij Drake, duke na lënë shijen e një marrëdhënieje më tepër se miq të ngushtë.

Pasi mbaroi, Drake i është afruar këngëtares nga Barbadosi duke e puthur… në faqe. E dimë që është paksa zhgënjyese, sepse të gjithë shpresonim ndonjë lajmërim nga ata të dy, por jo. Na duhet të presim akoma.

Komento
Shperndaje