Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake publikon filmin e tij të parë

Drake publikon filmin e tij të parë
September 26
10:00 2016

Drake lajmëroi ditë më parë se do të publikonte një film me metrazh të shkurtër dhe e ka mbajtur fjalën.

“Please Forgive Me” është projekti më i fundit i reperit, i cili frymëzohet nga albumi “Views” dhe përmban 7 këngë nga ky album.

Filmi u filmua në një javë të vetme në kryeqytetin afrikano-jugor, Johannesburg korrikun e këtij viti, para se Drake të niste turneun e tij bashkë me Future, “Summer Sixteen Tour”. Pavarësisht se baza e këtij filmi me metrazh të shkurtër  është albumi “Views”, këngët “Pop Style”, “Controlla”, “Too Good” apo “One Dance” akoma nuk kanë një video.

I gjithë filmi prej 23 minutash gjendet në Apple Music dhe Itunes.

Mesa duket, epidemia “Beyonce” nuk ka lënë pa prekur edhe Drake. /Blitz.al/

#PleaseForgiveMe — A Film Inspired by The Album Views. Available now only on @applemusic.

A video posted by champagnepapi (@champagnepapi) on

Komento
Shperndaje