Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake nxjerr Rihanna-n në një darkë romantike … për peshk

Drake nxjerr Rihanna-n në një darkë romantike … për peshk
August 09
14:28 2016

Drake dhe Rihanna kanë qenë gjithmonë në qendër të thashethemeve lidhur me një marrëdhënie mes tyre, marrëdhënie e cila kurrë nuk është konfirmuar.

Sipas “Lainey Gossip”, Drake dhe Riri kanë dalë në një takim pas performancës së tyre në “OVO tour”, në Toronto. Ku kanë shkuar? Në një akuarium.

Sipas PageSix, Drake e ka çuar Rihanna-n në akuariumin e Ripleys, ku dhe kanë pasur një bisedë të gjatë e të thellë lidhur me filmat e tyre të preferuar me peshq e më pas kanë darkuar në një restorant deri në mesnatë.

Ndërkohë, me takimin romantik akoma në mendje, Drake deklaroi dashurinë e tij për këngëtaren nga Barbadosi teksa po performonte në Madison Square Garden: “Nëse ka dashuri për Rihanna-n në New York City… sepse unë ndiej dashuri për Rihanna-n… bëni pak zhurmë..”. Menjëherë pas thirrjes, DJ ka vendosur një këngë të Rih, duke ndezur atmosferën në maksimum.

Komento
Shperndaje