Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake ka flirtuar dhe me modelen e famshme… 14 vjet më të madhe se ai!

Drake ka flirtuar dhe me modelen e famshme… 14 vjet më të madhe se ai!
September 11
20:39 2018

Drake gjithnjë është njohur për dashurinë e tij dhe femrat e shumta në jetë. Por që ka dashur të flirtojë dhe me Heidi Klum… këtë nuk na e merrte mendja!

Heidi ishte e ftuar tek “The Ellen DeGeneres Show” dhe na tregoi të gjithë historinë. E gjitha nisi kur Heidi ishte e ftuar pranë saj në Shkurt dhe gjatë një loje zbuloi se kishte një simpati të vogël për Drake.  Papritmas, pas disa ditësh i vjen një mesazh nga ai.

“Po më shkrujati.  Më vjen keq Drake! Nëse vonon, humbet! E ke parasysh besoj? Ishte një javë me vonesë. Nuk e mbaj mend se kur ishte, dhe në fillim unë nuk e kisha numrin e tij, as ai timin. I ka kërkuar numrin dikujt që na njeh të dyve dhe më dërgoi një mesazh. Dhe unë mendova “Oh zot, kjo është shumë e çuditshme!” Por nuk i ktheva kurrë përgjigje, sepse e kisha gjetur dashurinë e jetës sime atëherë.” – tregoi Heidi.

Oops, epo paç fat herës tjetër Drake! Kujdes kur ngatërrohesh me femra 14 vite më të mëdha se vetja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje