Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Drake ia shpreh dashurinë Jennifer Lopez me dhurata të shtrenjta

Drake ia shpreh dashurinë Jennifer Lopez me dhurata të shtrenjta
January 12
13:33 2017

Prej disa ditësh, mediat janë duke shkruar për historinë e dashurisë mes  këngëtares Jennifer Lopez dhe reperit Drake. Historia e tyre është një nga më të zjarrtat dhe më të përfolurat aktualisht në showbiz. Këngëtari i “Hotline Bling” i ka dhuruar të dashurës së tij një gjerdan prej platini dhe diamanti të Tiffany &Co i cili kushton rreth 100 mijë dollarë.

Thuhet se J.Lo e ka vënë këtë gjerdan 16 karat në koncertin e Vitit të Ri në Hakkasan në Las Vegas. Një burim pranë dy këngëtarëve është shprehur se marrëdhënia e tyre është duke ecur shumë mirë. “Ata flasin gjatë gjithë kohës, edhe pse me angazhimet që kanë fizikisht janë larg njëri-tjetrit”,- ka treguar burimi./Blitz.al/

Share